Mobi Casa

S`e harroj atë ditë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Avdush Canaj

S`e harroj atë ditë
Te sheshi në Prishtinë.
Një kanarinë
me violinë
që e do ti,
më tha:

Uji Dea

Vargjet tua, xhaxha,
si çokollatë me lajthi.
Po, thashë , po
më kanë thënë edhe zogj të tjerë
si sytë e tu me pranverë.

Desha ta përqafoj
me faqet e puhisë.
Fluturoi e buzëqeshur kanarina
qiellit të lumturisë.