Hidromorava

Njeriu, gjuha helmuese dhe injoranca!

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Nexhat Buzuku – Injoranca kutërbon, urrejtja dhe inati kundër gjithçkaje, deri në përmasat e një urrejtjeje patologjike, duke kërcitur dhëmbët dhe gjuhën e egër, të pistë, e në natën e errët duke urryer edhe vetveten për budallëqet e ditës. Gjuha me helm deri në vrer e njeriut pa fuqi, pa atë fuqinë e vërtet njerëzore, që atij i jep karakter dhe njerëzi, e kanë kthyer këtë profil njerëzish në hijena që edhe tokës i bëjnë rëndë…Ky lloj njeriu është i pushtuar nga mendja e errët, ku asnjë shkëndi nuk e ndriqon trurin e tij, ky lloj njeriu është vetëm një trup fizik sikur një bishë e ngordhur që nuk i shërben askujt përveç një tufe mizash…

* Kush është njeriu? A është njeriu i lirë? Cili është morali i njeriut? Në ç’raport është njeriu me njeriun, lidhja njeri-njeri? A është jeta e njeriut një praxis që lufton për mbijetesë? Njeriu i atakuar nga forcat abstrakte të fuqisë apo njeriut tjetër të pushtetshëm, që kontrollon, mbikëqyr, përgjon dhe arsyeton gjithë veprimet irracionale dhe imorale në emër të lirisë?! A është liria një nocion abstrakt? Cili është kufiri midis jetës dhe vdekjes? A është zhdukur një kufi i tillë? Cilat janë situatat kufitare në të cilët ekzistenca e njeriut është vënë në pikëpyetje? Zjarri atomik, sëmundjet, përmbytjet, ndryshimet dramatike klimatike, tjetërsimi i njeriut nga çdo gjë që e rrethon dhe nga vet njeriu – janë kërcënimet për njeriun sot dhe nesër. Thelbi i moralit tonë nuk është shpëtimi i njeriut, që ndryshon në kohë dhe hapësirë, por shpëtimi i Zotit, i cili midis rrjedhave të formave dhe aventurave njerëzore të çdo lloji, është gjithnjë po ai, ritmi i pamposhtëm që lufton për liri.

ARKATANA

* Të mjeruar, burracakë, zemërngushtë, një hiçgjë jemi ne, gjallesat njerëzore. Por, brenda nesh, diçka thelbësore më e lartë se ne, na shtyn pamëshirshmërisht drejt lartësisë. Krenaria, krekosja, vetëlavdata, kush jam unë e kush është tjetri, unë i parë, ai i dytë, i tretë, kurrkund hiç, unë i pasur ai i varfër… – ja për çfarë bën monolog, ndonjëherë edhe dialog, njeriu i sotëm, i humbur në karakterin sadomazohist, që është një hiçgjë në këtë botë të kalbur, ku lënda e tij, mishi e gjaku, mendja, gjithnjë janë të parëndësishëm, pra një lëndë e papërdorshme dhe pa kuptim, në një botë ku gjithçka kontrollohet nga ajo fuqia abstrakte – njeriu teknologjik dhe atomik! Sa i varfër është njeriu në mendjen e tij! Sa i pafuqishëm është ai! Sa i dëmshën për tokën me veprat e tij mizore! Po sikur të mos e kishte frikën nga terri i vdekjes…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.