Fundamenti

Vendim i pritur i Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Edhe pse ndërlidhja e Kosovës me emrin “Gjykatë Speciale” cilësohet “e pakëndshme”, vendimi i Kuvendit të Kosovës që i hap rrugë themelimit të kësaj Gjykate, në të cilën pritet të gjykohen krimet që pretendohet se i kanë kryer pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është cilësuar vendim i duhur.

Kuvendi i Kosovës me 82 vota për pas diskutimeve që kanë zgjatur tërë ditën, ka miratuar amendamentin për ndryshimin e Kushtetutës, i cili u ka hapur rrugën kalimit të dy ligjeve që i paraprinë themelimit të Gjykatës Speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Analisti Nexhmedin Saphiu ka thënë se vendimi që ka marrë Kuvendi i Kosovës për Gjykatën Speciale është një vendim i duhur. “Edhe pse themelimi i Gjykatës për këdo qoftë ose që asocion me emrin e Kosovës, ose me institucionet e Kosovës, ose me qytetarët e Kosovës, nuk është një gjë e këndshme, por formimi i Gjykatës është dashur të parandalohej shumë kohë më parë, jo kur procesi ka arritur në fund”, ka thënë Spahiu.

ARKATANA

Sipas tij votimi i Gjykatës Speciale ka qenë një domosdoshmëri. Spahiu ka thënë se përkrahja e ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale, nga ana e lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka qenë një akt i mençur.

http://koha.net/?id=27&l=69214