Analistët i japin notë kaluese punës së Kuvendit
Analistët politikë Nexhmedin Spahiu dhe Artan Muhaxhiri i kanë dhënë notë pozitive punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror.
Ata kanë vlerësuar për ‘Epokën e re’ se gjatë kësaj periudhe Kuvendi ka pasur një sukses mesatar, një dinamikë të opozitës dhe një përqindje të vogël të pozitës.
Sipas tyre, në këtë sesion nuk ka pasur diçka që e ka dalluar për të mirë apo për të keq Kuvendin, megjithatë nuk ka pasur shmangie nga tradita e deritanishme e punës. /Telegrafi/


