I jepet lamtumira e fundit Ilmi Ramadanit
Gjilan – Në varrimin e tij morën pjesë qindra qytetarë, miq, shokë dhe bashkëluftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët erdhën për ta nderuar dhe për ta përcjellë me respektin më të madh. Kjo pjesëmarrje e gjerë është dëshmi se vepra e bacës Ilmi ishte më e madhe se një jetë e vetme ,ajo ishte shërbim për kombin mbarë ka shkruar Bujar Nevzati.
Postimi i plotë:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit për në botën tjetër veprimtarit dhe atdhetarit të madh, bacës Ilmi Ramadani. Ai ishte njeri që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe lirisë së Kosovës, duke lënë pas një gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë të përbashkët.
Në varrimin e tij morën pjesë qindra qytetarë, miq, shokë dhe bashkëluftëtarë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët erdhën për ta nderuar dhe për ta përcjellë me respektin më të madh. Kjo pjesëmarrje e gjerë është dëshmi se vepra e bacës Ilmi ishte më e madhe se një jetë e vetme ,ajo ishte shërbim për kombin mbarë.
Në emër të anëtarit të këshillit organizativ të varrimit, i falënderoj përzemërsisht të gjithë ata që morën pjesë, që dhanë fjalën, ngushëllimin dhe nderimin e tyre. Prania juaj e ktheu dhimbjen e kësaj dite në forcë e krenari për të gjithë ne.
Baca Ilmi u nda nga kjo botë, por kujtimi dhe ideali i tij do të mbeten gjithmonë gjallë në zemrat tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së tij!








