Hidromorava - Gjilan

Gjykata cakton masën e paraburgimit të dyshuarve për armëmbajtje pa leje

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan – Dega Viti ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji të pandehurve B. T., L. H., Sh. R. dhe L. C. të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale armëmbajtje pa leje.

Sipas kërkesës së prokurorisë me datë 04.11.2026, rreth orës 22:50 minuta, rrugën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Gjilan, saktësisht në kafiterinë “Intro”, të pandehurit me dashje dhe vetëdije, në kundërshtim me nenin 3 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 lidhur me nenin 4 të Ligjit Nr. 05/L-022 për Armët, pa autorizim kanë mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim edhe atë tre (3) armë pistoleta. Te i pandehuri B. T., është gjetur një armë e llojit pistoletë e prodhimit zviceran, me nr. serik 99235, me një karikator me dhjetë fishekë, te i pandehuri L. H., është gjetur një armë e llojit pistoletë e tipit TT M59, me nr. serik M-146074, me një karikator me tetë fishekë, te i pandehuri Sh. R., është gjetur një armë pistoletë e tipit SIG SAUER P938 INC NEWINGTON-NN-USA, me nr. serik 52O73135, dhe të i pandehuri L. C. është gjetur një (1) armë e ftohtë (thikë), për të cilat nuk posedonin leje nga organet kompetente, të cilat më pas janë sekuestruar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Gjilan.

Më këto veprime të pandehurit dyshohet të kenë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ecohigjiena

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurve, se po të lihen të lirë, të pandehurit me qëllim të koordinimit dhe minimizimit pasojave për veprimet e ndërmarra, do të mund të ndikojnë në dëshmitarët e tjerë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës njoftoi Sabit Shkodra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.