Fundamenti

Avokati për kufizimet e vizitave Thaçit: Zhvendosje vëmendjeje nga roli tani përcaktues i mbrojtjes

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të vendosur kufizime në vizitat ish-presidentit Hashim Thaçi, e cilësoi si të paqëndrueshëm propozimin e prokurorisë.

Ai në intervistë për Ekonomia Online, tha se nuk ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët, pasi dëgjimi i tyre tashmë ka përfunduar.

“Vlerësoj që një propozim të tillë nga ana e prokurorisë është i paqëndrueshëm për faktin se në situatën, në të cilën ndodhet procedura penale, si në rastin e parë ndaj zotit Thaçi dhe të tjerëve, tashmë ka përfunduar së dëgjuari lista e të gjithë dëshmitarëve të ftuar nga ana e prokurorisë dhe ndikimi i tyre është e pamundur. Kemi të bëjmë me një akuzë të paqenë, ngase elementet që e përbëjnë figurën e kësaj vepre penale, siç është dhuna ose kanosja serioze, në rastin konkret nuk mund të ekzistojnë për faktin se bëhet fjalë për një person, i cili tash e pesë vjet ndodhet në masën e paraburgimit.Prandaj këto tentativa, kam përshtypjen, që bëhen qëllimshëm nga ana e prokurorisë për ta zhvendosur vëmendjen nga procesi, i cili tashmë është i paralajmëruar në shtator, kur rolin determinues do ta ketë pala mbrojtëse”, tha Bajraktari.

KKVITI

Ai këtë hap të Prokurorisë Speciale e sheh si tentativë për të bërë spektakle mediatike.

“Me rregullativën e Dhomave të Specializuara asnjë person nuk mund të shkojë në vizitë te krerët e UÇK-së dhe personat e tjerë pa marrë leje paraprake. Sikur të kishte çfarëdo rreziku, kjo mund të bëhej lehtësisht në rastin e aplikimit të të njëjtëve për të vizituar ish-krerët, Janë të paqëndrueshme dhe tentativë për të bërë spektakle mediatike. Masat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kufizuese dhe në bindjen time në shpërputhje me qëllimin që pretendohet të arrihet.Është e rëndësishëm fakti që gjykata nuk e ka aprovuar propozimin e prokurorisë sa i përket çështjes së vëllezërve Thaçi, sepse kjo do të ishte keq, bazuar në gjendjen e Thaçit pas humbjes së babait të tij. Është e panevojshme, por shpresojmë të shkojmë drejt fundit”, shtoi avokati.Ai vlerësoi se lista e dëshmitarëve, të cilët janë propozuar që do të dëgjohen, janë jashtëzakonisht kredibilë.“Në bindjen time ata do ta kundërargumentojnë suksesshëm atë çka ka thënë prokuroria, me theks të veçantë për rolin dhe kontributin e tyre edhe të Thaçit, por edhe të tjerëve”, tha për Ekonomia Online, avokati Bajraktari.