Uji Dea

Ndërron jetë Drejtoresha e Shëndetësisë, Greta Kryeziu

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kamenicë – Me dhimbje të thellë njoftojmë opinionin publik se ka ndërruar jetë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, znj. Greta Kryeziu. Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me Gretën. Humbja e saj është një goditje e madhe për institucionin tonë dhe për komunitetin.

Në të njëjtën kohë, shprehim falënderimin më të madh për qytetarët, bizneset dhe bashkatdhetarët që u mobilizuan dhe ofruan mbështetje në ditët më të vështira për Gretën dhe familjen e saj.

Mobi Casa

Duke marrë parasysh rrethanat, ju njoftojmë se mbledhja e fondeve ndalet dhe ju falënderojmë të gjithëve për solidaritetin dhe zemërgjerësinë e treguar.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Gretën./rajonipress/