Hidromorava

Katër vite pushtet lokal, gjashtë vite premtime pa Autostradë!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Xhevat Bekteshi – Rruga “Lecë-Leqe” që lidh Gjilanin me Prishtinën është bërë një makth për të gjithë ne. Çdo javë dëgjojmë për aksidente të rënda me fatalitet në këtë rrugë, ku njerëz humbin jetën ose plagosen seriozisht. Gropat, asfaltimi i dobët dhe mungesa e sinjalistikës e bëjnë udhëtimin jo vetëm të ngadaltë, por edhe të rrezikshëm për çdo familje që përpiqet të shkojë në punë, shkollë apo në spital.

Dhe arsyeja kryesore është mungesa e autostradës që na është premtuar prej 6 vitesh, por që nuk ka asnjë shenjë se do të ndërtohet së shpejti. Kjo është jo vetëm papërgjegjësi e pushtetit komunal po edhe qeverisë në ikje. Kjo është një tragjedi sociale dhe ekonomike për Gjilanin dhe gjithë rajonin e Anamoravës.

Ndërkohë, stadiumi i qytetit i kohës së “Cervena Zvezdes” i vendosur në mes të shkollave të mesme dhe universitetit është demode dhe i papërshtatshëm duke krijuar një kaos të vazhdueshëm. Trafiku i rënduar dhe zhurma pengojnë mësimin dhe qetësinë e nxënësve dhe studentëve.

Si mund të kërkojmë zhvillim dhe edukim cilësor kur fëmijët dhe të rinjtë tonë janë të ekspozuar çdo ditë apo javë. ndaj kësaj rrëmujë? Stadiumi duhet zhvendosur në një vend më të përshtatshëm jashtë qytetit, por edhe kjo mbetet vetëm premtim pa realizim apo realizim maratonik si ajo fjalia “prit gomar deri sa del bar…kur dual bari “gomari” nëpër dynja i tretur.
Dmth realizimi i stadiumit është tejet i vonuar!!!!!

Dhe për t’i shtuar këtyre problemeve, mungesa e ujit është një problem që prek çdo familje dhe çdo fermer në komunën tonë (Cernicë, Livoç, Përlepnicë, Zhegër, Malishevë,,,etj, etj}.

Hidromorava

Uji mungon jo vetëm për konsum, por edhe për nevojat bujqësore, duke vënë në rrezik të ardhmen e shumë familjeve që mbahen me punën në tokë dhe me blegtori.

Rrjeti i ujësjellësit është i vjetruar dhe investimet janë të pakta, ndërsa mungesa e pastrimit dhe higjienës në disa zona e rëndon edhe më shumë situatën.

Ky është realiteti që kemi përjetuar për 4 vite me pushtetin lokal dhe 6 vite premtime bosh për autostradën. Nuk mund të vazhdojmë kështu!

Tani është koha të zgjedhim ndryshimin dhe përgjegjësinë! Gjilani meriton më shumë, dhe ne gjithashtu!