Nuk do të kthehem prapa
Nga Nijazi Kastrati, poezia e së dielës për fëmijë
Nuk më kthehet prapa
Atje n’perëndim
Dua këtu të qëndroi
Në atdheun tim
Këtu me njerëz të dashur
Njerëz të gjakut tim
Se këso dashurie
Smund gjesh n’perëndim
Kur zgjohem nga gjumi
E dalim në shesh
Shoh fëmijë të gëzuar
Qeshin vesh më vesh
Nga dy e nga tre
Apo grupe të vogla
Luajnë të gëzuar
Me të bukurat lodra
Më marrin për dore
Nëpër shetitore
Më ofrojnë ëmbëlsira
Si dhe akullore
Këto në perëndim
Mua më mungojnë
Këso dashurie
Atje s’përjetojmë!


