Uji Dea

Diellëza Xhemaili: Projektet e punuara në UBT më bënë një hulumtuese të mirë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa lëndët e saj të preferuara kanë qenë matematika, mikroekonomia, makroekonomia, marketingu e të tjera, ajo thotë se të gjitha angazhimet e saj në UBT kanë qenë të rëndësishme gjatë periudhës së studimeve.

“Të gjitha projektet e bëra kanë qenë një mësim shumë i mirë për mua, të cilat edhe më kanë bërë që të jem aktive dhe të bëhem një hulumtuese e mirë sot”, thekson Diellëza

“Pasi kreva shkollën e mesme vendosa të regjistroj dy universitete, të cilat kanë drejtime të kundërta, pasi që isha e interesuar të marrë sa më shumë dije dhe të pajisem me njohuri të shumta nga disa fusha të ndryshme. Andaj, vendosa të regjistrohem në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në drejtimin e Komunikacionit, dhe pastaj, duke bërë shumë hulumtime në universitete të ndryshme në Kosovë, vendosa të regjistrohem edhe në Universitetin për Biznes dhe Teknologji”, shprehet Diellëza Xhemaili, e diplomuar në Fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT.

Ajo është duke i vazhduar prapë studimet në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, në nivelin master në drejtimin Menaxhimi i Prokurimit Publik dhe Logjistikës. “Pasi gjatë studimeve të mia jam ndarë e kënaqur në këtë universitet, unë prapë mendova t’i vazhdoj edhe studimet master dhe gjithsesi shpresoj që edhe gjatë kësaj kohe do të kaloj mirë me ju”, thotë Xhemaili.

UBT

Derisa lëndët e saj të preferuara kanë qenë matematika, mikroekonomia, makroekonomia, marketingu e të tjera, ajo thotë se të gjitha angazhimet e saj në UBT kanë qenë të rëndësishme gjatë periudhës së studimeve.

“Të gjitha projektet e bëra kanë qenë një mësim shumë i mirë për mua, të cilat edhe më kanë bërë që të jem aktive dhe të bëhem një hulumtuese e mirë sot”, thekson Diellëza dhe shton: “Nga programi i studimit në UBT kam marrë njohuri të shumta dhe sot ato jam duke i praktikuar edhe në jetën time dhe në punë”.

Diellëza gjatë tërë kohës së studimeve ka qenë edhe duke punuar, kështu që, me gjithë mundësitë e ofruara, nuk ka marrë pjesë në udhëtimet studimore që i organizon UBT
Ajo sot është duke punuar ne Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), në pozitën e hulumtueses në monitorimin e prokurimit publik të komunave. Institucioni ku ajo punon, KDI bën monitorimin e parlamentit, monitorimin e prokurimit publik, merret me qeverisjen lokale duke mbështetur zhvillimin e demokracisë, duke fuqizuar qytetarët dhe sektorin joqeveritar për të ndikuar në rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së institucioneve qytetare dhe përmirësimit të efikasitetit të këtyre institucioneve përmes pjesëmarrjes së qytetareve në vendimmarrje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.