UBT

Hyseni: Pjesëmarrja në konfliktet e huaja nuk ka të bëjë me Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Skender Hyseni, Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës ka vizituar sot komunën e Vitisë me këtë rast ai fillimisht ka zhvilluar një takim me të parin e kësaj komune, Sokol Halitin. Me pas ata kanë zhvilluar një takim të përbashkët me anëtaret e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Në takim fjalë Ministri Hyseni ka folur për rëndësinë e këtij këshilli që ka në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë. Me theks të veçantë Hyseni ka folur edhe për dëmin që po ja shkakton pjesëmarrja e shtetasve kosovar në konfliktet jashtë shtetit dhe të ekstremizmit fetar duke cilësuar se ato nuk kanë të bëjnë asgjë me Kosovën.

Gjatë takimit të përbashkët që e ka mbajtur Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni dhe të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, Ministri Hyseni në veçanti ka folur për pjesëmarrjen e shtetasve Kosovar në konfliktet e huaja dhe për parandalimin e pjesëmarrjes në këto konflikte por edhe rreth ruajtjes së diversitetit kulturor dhe fetar në Kosovë . “Në Kosovë kemi konfesioni të ndryshme ne bashkëjetesë në harmoni aq të madhe siç është të shqiptarët prandaj ne e kemi obligim edhe nacional dhe shtetëror që të ruajmë këtë që është pasuri e jona” u shpreh Ministri Hyseni.

Ai potencoi se mesazhet paqeje duhet të përçuar çdo herë dhe jo vetëm për festat si Kërshëndellat dhe Bajram. Hyseni tha se duhet të bëhet gjithçka që të ruajmë familjen nga rrymat e ekstremizmit dhe radikalizmit pasi që ato janë të dëmshme për shoqërinë Kosovare.

Hidromorava

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur për punën e Këshillit Komunal në Siguri në Bashkësi duke potencuar se shumë rekomandime që janë dhënë nga ky këshillë janë inkoperuar dhe njëherit potencoi se KKSB-ja është shumë e rëndësishëm për Komunën e Vitisë.

Haliti tha se falë mekanizmave të ndryshme gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile. Ndërkaq zv. Komandanti i Stacionit Policor, Fatos Latifi ka informuar të pranishmit për gjendjen e sigurisë në këtë komunë duke potencuar se gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është stabile dhe aah se gjatë periudhës gjashtë mujore të këtij viti nuk ka pasur asnjë rast të incidenteve ndëretnike dhe ndër fetare.

Po ashtu gjatë këtij takimi ai ka paraqitur disa të dhëna statistikore si në prishje të rendit, aksidenteve, incidenteve etj. Përndryshe gjatë këtij takimi që ka qenë i hapur për publikun Minstri Hyseni dhe Kryetari Haliti ju janë përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve prezent./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.