UBT

Komiteti i Arsimit miraton raportin e punës së drejtorisë me disa vërejtje

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komiteti për Arsim (KA) ka miratuar të mërkurën raportin e drejtorisë së linjës për periudhën janar-qershor 2015, me vërejtjet e anëtarëve dhe e ka rekomanduar për Kuvend Komunal.

Arben Mehmeti, kryesues i KA, ka thënë se janë munduar ta ndihmojnë drejtorinë e Arsimit në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë sektor, duke nënvizuar se ky Komitet ka marrë vlerësim pozitiv edhe nga shoqëria civile, e cila ka monitoruar punën e asamblesë komunale.

Raportin e drejtorisë së Arsimit, të cilin e ka prezantuar drejtori Nazmi Musa, opozita (PDK e VV) e ka vlerësuar përshkrues dhe të mangët, ndërkohë kanë bërë vërejtje te ndalesa e pagave për shkak të mungesave me arsye në punë, trajnimet, emërtimet e shkollave, konkursin për vendet e reja të punës, zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve sipas ligjit mbi shërbyesit civilë dhe të tjera.

Hidromorava

Ndërkaq, përfaqësuesit e LDK-së në KA, janë shprehur të kënaqur me raportin si dhe me punën e drejtorisë së Arsimit.

Nazmi Musa ka thënë se raporti është një material përmbledhës për punën e bërë në këtë periudhë dhe nuk është dosje për një temë të caktuar, që duhet të përmbajë të gjitha detajet.

Musa ka dhënë përgjigje në të gjitha çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e opozitës, Fehmi Sylejmani (VV), Shukrije Rapuca (PDK), Leonora Bunjaku (PDK), sikurse edhe të atyre të pozitës, Rashit Sahiti e Florina Jerliu (LDK)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.