ARKATANA

Qeveria “Mustafa” me 28 zëvendësministra

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeverisë “Mustafa” i janë shtuar emrat e 10 zëvendësministrave të rinj, duke e ngritur në 28 në total numrin e tyre. Numër ky i cili, sipas përfaqësuesve të ekzekutivit të vendit, do të jetë përfundimtar, megjithëse me marrëveshjen për bashkëqeverisje parashihej që Qeveria e Kosovës të kishte rreth 50 zëvendësministra. Megjithatë, për partitë opozitare dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile ekzekutivi i vendit nuk ka nevojë për 28 zëvendësministra.

Ministria e Shëndetësisë do të ketë më së shumti zëvendësministra, gjithsej tre, ndërsa me nga dy zëvendësministra janë tetë ministri: Ministria e FSK-së, Ministria e Administratës Publike, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Financave, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Me nga një zëvendësministër do të jenë nëntë ministri, ndërkohë që në bazë të kësaj liste pa zëvendësministër do të jetë Ministria e Punëve të Brendshme.

Mobi Casa

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë për “Zërin” se kjo është lista përfundimtare e emërimeve të zëvendësministrave. “Kjo është lista përfundimtare e emërimeve”, ka thënë shkurt Abrashi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.