UBT

Policia e Kosovës duhet të përkrahet dhe të fuqizohet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nga Arif Ejupi – Policia në vendet me demokraci të avancuar është në marrëdhënie të përhershme me popullin. Ajo punon për të siguruar qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve, veçanërisht në rast incidentesh të shkaktuara nga individë problematikë apo grupe kriminale.

Kalimi nga një sistem njëpartiak, që për më shumë se dyzet vjet ka funksionuar përmes dhunës dhe frikës, drejt një sistemi demokratik, nuk është aspak i lehtë.

Në emër të tolerancës dhe demokracisë, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar rrënimi i rendit shoqëror.
Në Kosovë dhe Shqipëri, ku ende nuk vlerësohet sa duhet roli i eprorit apo i policit, shënohen raste të shumta të krimit individual dhe të atij të organizuar.

Mobi Casa

Përballë këtyre problemeve, organet e rendit nuk mund të qëndrojnë duarkryq. Edhe pse me mungesa të mëdha në aspektin logjistik, ato përpiqen të kryejnë punën e tyre siç duhet. Mirëpo, nga popullata gëzojnë pak përkrahje, për të mos thënë fare.

Ai vend që ka polici të shëndoshë dhe të organizuar mirë, ka edhe siguri më të lartë. Fatkeqësisht, kohëve të fundit është rritur kudo numri i keqbërësve dhe i grupeve të organizuara kriminale.

Andaj, sigurinë tonë mund ta garantojë vetëm një polici e strukturuar mirë, me djem dhe vajza të aftë për të vepruar në çdo rast. Policia fuqizohet dhe konsolidohet edhe përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe profesional me gjykatat.Po ashtu, ajo duhet të ketë domosdoshmërisht mbështetjen e popullit, ngase ky bashkëpunim është në të mirë të vetë qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.