ARKATANA

Mediat serbe: Hashim Thaçi dhe Perëndimi përgatisin planin djallëzor kundër serbëve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Serbia me çdo kusht po mundohet të pengoj anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pasi këtë po e sheh si rrugë të Kosovës drejtë anëtarësimit në OKB. Mediat serbe kanë shkruar sot se ajo çfarë Serbia mund të bëjë është të forcoj aktivitetin e saj diplomatik, duke diskutuar dhe shpjeguar në UNESCO se një precedent i tillë do të ishte i dëmshëm, thotë kreu i ekipit negociator të Serbisë me BE-në, transmeton lajmi.net.

Nëpërmjet anëtarësimit në organizatat sportive ndërkombëtare dhe 16 agjencitë e specializuara siç është UNESCO, Prishtina planifikon të parandalojë refuzimin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara!

Zyrtarët e Kosovës së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe shefin e diplomacisë Hashim Thaçin, me ndihmën e Perëndimit janë duke u mundur me të gjitha mjetet të sigurojnë një karrige në OKB, e cila u është pamundësuar me Rezolutën 1244, transmeton lajmi,net.

Uji Dea

Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq, thotë se zyrtarët e Kosovës janë duke ndërmarrë gjitha masat e mundshme që ti bashkohen OKB-së.

Pranimi i Kosovës në OKB do të ishte një tjetër konfirmim i shtetësisë, dhe për këtë ata janë duke përdorur gjitha lëvizjet e mundshme në mënyrë që të sigurojnë një karrige, kurse tentimi për tu anëtarësuar në UNESCO, është vetëm një hap tjetër drejt asaj rruge”, thotë ai.

“Besoj se shumë vende nuk u shkon për shtati që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, për shkak se një precedent i tillë do ti mundësonte edhe disa vendeve tjera ti nënshtrohen të njëjtave kërkesa”, ka shtuar Tanaskoviq.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.