UBT

I zhvillon punimet Akademia Verore 2015 në fakultetin e Sistemeve të Informacionit në UBT

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në fakultetin e Sistemeve të Informacionit (SI) në UBT u mbajt Akademia Verore SI 2015 ku morën pjesa studentë nga ky fakultet dhe studentë tjerë të interesuar.
Akademinë verore e hapi dekani, Ylber Limani, duke i përshëndetur studentët pjesëmarrës dhe profesorët si dhe folësit mysafirë.

Sistemet e Informacionit janë bërë nevojë e secilit biznes, e secilit institucion, e secilit komunitet, e secilit vend, duke marrë parasysh se vet informacioni është bërë nyja më e rëndësishme e rrjetit global të komunikimit në biznes dhe në politikë. Kjo na bën të ndihemi mirë që ne jemi pjesë e botës së sistemeve të informacionit, pjesë e së ardhmes, por edhe na obligon që të jemi njohës të denjë të koncepteve, të dukurive dhe të rrjedhave të përgjithshme nga bota e SI, theksoi dekani Limani. Kjo akademi, shtoi ai, ndër të tjera, kishte për qëllim prurjen e njohurive të reja, njohjen me konceptet më bashkëkohore dhe më të ndryshme nga bota e menaxhimit të sistemeve të informacionit.

United Hospital

Në këtë akademi u diskutuan tema nga fushat aktuale të SI, siç janë GIS (Geo-Information Systems), E- Health, Siguria e të dhënave, Siguria Kibernetike, Modelet e Ndërmarrjes në SI, Standardet e Sigurisë në SI, etj. Të gjitha këto tema paraqesin format dhe modelet e kërkesave të reja nga bota e biznesit, e ekonomisë, e arsimit, e sigurisë, e shëndetësisë dhe e politikës. Prandaj, pasurimi i studentit me njohjen e definimeve, të praktikave dhe të aplikacioneve të ndryshme nga fusha e fushat e ndrysmë të SI, ishte synim strategjik dhe arritje kulminante e akademisë.

Ligjëruesit ishin ekspertë nga fushat e ndryshme të SI, nga Industritë dhe Institucionet e ndryshme si dhe profesorë të Fakultetit. Nuk mungoi edhe interaktiviteti i studentëve duke prezantuar projekte të ndryshme aplikative nga fusha të ndryshme të SI./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.