Eko Higjiena

Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: U thashë a do të luftoni…?, nuk do të bëjmë tregti

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Trump thotë se ka ndalur luftën në rajon duke kërcënuar me ndaljen e tregtisë.

“Kam arritur të zgjidh shumë prej këtyre situatave, si për shembull India dhe Pakistani, Kosova dhe Serbia. U thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të tregtojmë. Dhe duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme dhe po shkon drejt fundit”, ka thënë Trump.

Mobi Casa

Trump disa herë ka përmendur Kosovën e Serbinë, referuar marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020.

Që nga koha kur rimori postin e presidentit, Kosovën e Serbinë e sheh si sukses diplomatik në “parandalimin e një konflikte”, siç thotë ai. /Gazeta Express