ARKATANA

Policia gjen granatë dore në veturën e një shqiptari

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Policia e Gjilanit ka ndaluar një veturë të dyshimtë tek e cila është gjetur një granatë dore. Ismet Hashani ka konfirmuar për rajonipress se me këtë rast është arrestuar një shqiptar derisa ka thënë se nuk dihen motivet pse granata është ndodhur në veturë.

Policia e Gjilanit ka ndaluar një veturë të dyshimtë me tabela 06. Sipas Ismet Hashanit zëdhënës i policisë rajonale gjatë kontrollit nga ana e policisë në veturën e të dyshuarit është gjetur një granatë dore.

Fundamenti

Me këtë rast policia ka arrestuar një shqiptar të dyshuar kurse motivi pse është ndodhur në veturë një granatë dore ende nuk dihet.

Hashani tha se nuk ka eksplodim të granatës dhe se shumë polic ndodhen në vendin e ngjarjes, por gjithçka është nën kontroll./rajonipress/