Eko Higjiena

Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: Shumë mirë ka thënë, Kurti mund ta ndryshojë gjendjen nëse ka vullnet

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ramush Haraidnaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, para vazhdimit të seancës konstituive, ka deklaruar se lideri i VV-së, Albin Kurti mund ta ndryshojë situatën e krijuar, shkruan Gazeta Express.

Ai ka përsëritur deklaratën e tij të mëhershme për Kurtin, duke thënë se ky i fundit e ka vendosur që bo “keq e ma keq”.

“Ne jemi të varur nga ai që ka fituar ma shumë në zgjedhje, Kurti dhe VV. E kam thënë edhe më herët, ai e ka nda mendjen me bo keq e ma keq. Ne s’mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të, ai mund ta ndryshojë, nëse e ka vullnetin me ndryshuar edhe ne jemi për”, ka thënë ai.

Mobi Casa

I pyetur për deklaratën e deputetit të kësaj partie, Bekë Berisha, se do të votojë këdo kandidatë që VV-ja e propzoon në votim të hapur, Haradinaj, ka deklaruar “shumë mirë ka thënë.

“Jo, por shumë mirë ka thënë. Ta shohim kur vjen momenti”, ka deklaruar ai. /GazetaExpress