Eko Higjiena

BE vendos nesër për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë – me procedurë të përshpejtuar

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edhe pse nuk kanë rënë dakord për rishpërndarjen e 40 mijë emigrantëve mes shteteve anëtare, pritet që Bashkimi Evropian të vendosë të hënën (nesër) që azilantët shqiptarë dhe të tjerët nga Ballkani perëndimor të kthehen me procedurë të përshpejtuar në vendet e origjinës.

Gjatë mbledhjes së para një jave të ministrave të Brendshëm të shteteve të unionit, u diskutua edhe për një listë të vendeve të sigurta të origjinës, ku me shumë gjasë janë futur Shqipëria dhe Kosova.

Disa prej shteteve më të fuqishme në BE, si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe, i kanë përpiluar këto lista, por ka dallime mes tyre se cilat shtete janë futur në to.

ARKATANA

Sipas statistikave të Bashkimit Evropian, përqindja e pranimit për shtetet e rajonit është mjaft e ulët, më pak se 1 për qind për Maqedoninë e deri tek 7 për qind për Shqipërinë, megjithatë kriteri për të përcaktuar një vend si të sigurt ndryshon nga shteti në shtet, çka sjell edhe papajtueshmërinë mes vendeve të unionit.

Çështja e azilantëve nga Shqipëria e Kosova është një problem shtesë për Bashkimin Evropian, në një kohë kur mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika i drejtohen kontinentit t ë vjetër për t’i shpëtuar luftërave dhe varfërisë, ndërsa shtetet nuk janë të gatshme të ndajnë barrën e azilkërkuesve, pavarësisht se liderët evropianë ranë dakord për një gjë të tillë në Samitin e qershorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.