Vozitë i dehur, lëndohet pasagjeri, pranga të dyshuarit
Gjilan – Është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar pasi që i njëjti me datën 24.07.2015 në gjendje të dehur e ka drejtuar traktorin IMT 33 me ç rast ,gjatë vozitjes një pasagjer mashkull shqiptar i kishte rënë nga traktori dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore njoftoj policia e Kosovës.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit e më pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.
Me datën 25.07.2015 pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./rajonipress/


