ARKATANA

Krasniqi: “Ulët e kemi vendosur shkopin”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar çështjen e intervistës së Presidentes Jahjaga dhënë për televizionin prestigjioz gjermane, ka thënë se kjo është për shkak të mënyrës se si ka ardhur në krye të shtetit, por jo vetëm Jahjaga, por edhe përfaqësuesit të tjerë në Kuvend, Qeveri, Gjyqësor dhe institucione të tjera publike.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke përdorur një shprehje gjermane: “ulët është vendosur shkopi”, ka treguar se ky “shkop” kapërcehet nga secili që është zgjuar më herët për t’u bërë përfaqësues i institucioneve.

Lexojeni të plotë postimin e Krasniqit në Facebook:

“Për përgjegjësi publike e kemi vendosur “ulet shkopin”

Dje, ndoshta tek ne është mediatizuar shumë çështja e intervistës së Presidentës dhënë dy TV -ve prestigjioze gjermane. Sikur vendi ynë ta kishte vetëm ketë problem, apo ky problem të shfaqej vetëm pas kësaj paraqitje. Le të kthehemi pak në retospektivë dhe le ti shikojmë gjërat pa syze që nga mënyra sesi është ardhur ne krye te shtetit!

HW

Gjermanet e kanë një shprehje: “Ulet është vendosur shkopi”, thuhet për një pengesë që e kapërcen secili që “zgjohet më heret”. Po në cilin institucion te shtetit tonë, duke filluar nga Institucioni përfaqësues ( Kuvendi), ekzekutiv, gjyqësori apo institucion tjetër të pavarur të shtetit nuk e kemi vendosur “ulet shkopin”?

Po a nuk janë liderët e tashëm që po e udhëheqin vendin, ata që në te gjitha institucionet e shtetit, duke filluar nga e para e vendit, kanë vendosur ketë shkop?

Ju lutem, shikojeni me vemendje përbërjën e kabinetit qeveritar. Përvojen dhe angazhimin e atyre njerëzve në jetën politike e institucionale dhe jo vetëm ministrat, por edhe te këshilltarëve të tyre? Shikoni si udhëhiqen Ndërmarrjet Publike? Kudo është vendosur “ulet shkopi”! Me ketë shkop që kemi vendosur, sa mund të presim zhvillim dhe progres?

Pa dyshim, që te gjitha këto çështje duhet t’i trajtojmë seriozisht, për ta nxjerrë mësimin e duhur. A do të mund ta nxjerrim mësimin e duhur dhe sa jemi duke i trajtuar seriozisht problemet e grumbulluara ekonomike e shoqërore ? për momentin kam pak besim!!! Dëshira ime është që të jetë e kundërta e kësaj! Pasi secili nga ne do të fitonte” (sic.), ka shkruar Krasniqi në facebook. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.