ARKATANA

Shqipëria nga turizmi sasior drejt atij cilësor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë disa hapa për ta orientuar turizmin në rrugën e duhur, përkatësisht të kalimit nga turizmi sasior në atë cilësor, ka thënë në intervistën për “E diela me ‘Kohën Ditore’” zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Brunilda Paskali.

Ka premtuar përmirësim të kushteve për turistët kosovarë dhe u ka bërë thirrje të ndihen si në shtëpinë e vet dhe të eksplorojnë më shumë Jugun, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo ka folur për reformat që Qeveria e Shqipërisë ka bërë në shëndetësi, në infrastrukturë, në përmirësim të ofertës, dhe mbi të gjitha në ofrimin e pakove turistike për të gjithë turistët që nuk kanë në përbërjen e tyre vetëm bregdetin.

FIDANISHTJA

“Riviera shqiptare ka plazhe të mrekullueshme, të cilat këtë vit i kemi gjetur të renditura në shumë gazeta e revista të huaja, evropiane, amerikane apo aziatike, si destinacionet më të mira apo top destinations që sugjerohet të vizitohen”, ka thënë Paskali.

Vrasjen e turistëve çekë në Veri të Shqipërisë e ka cilësuar rast të izoluar, ndërsa ka shtuar se ka filluar të shtohet interesimi i turistëve evropianë për ta zbuluar Shqipërinë. Paskali ka paralajmëruar investime të mëdha në rivierën shqiptare nga investitorë të huaj në një të ardhme të afërt.

http://koha.net/?id=27&l=67939

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.