Mobi Casa

Kosova e varur nga borxhet ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria është në fazën e marrëveshjeve me institucionet financiare ndërkombëtare për kredi për financimin e projekteve të ndryshme investive, si: financimit të hekurudhës, blerjen e autobusëve të Trafikut Urban për Prishtinën, programet zhvillimore që kanë të bëjnë me efiçiencën e energjisë, ujësjellësin dhe kanalizimin në zonat rurale, etj.

Analistë ekonomie dhe deputet të Kuvendit të Kosovës thonë se buxheti 1 miliard e 535 milionë euro nuk garanton zhvillim, por vetëm mbijetesë ekonomike. Ndërkaq ekspertët sugjerojnë se zhvillimi ekonomik i vendit është i varur nga hyrja në borxhe të reja ndërkombëtare, ngase vendi nuk po mundet ndryshe të zhvillohet në mungesë të mjeteve të buxhetit të shtetit.

ARKATANA

Analistët thonë se kjo mungesë e buxhetit po vjen nga zhvatja e madhe, kontrabanda dhe evazioni fiskal që llogaritet se është diku 40 për qind dhe të cilin e bëjnë pushtetarët me oligarkët e mafio-bizneseve, të cilët edhe më tej mbeten mbi ligjin dhe të paprekur nga Prokuroria e Gjyqësia.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se e vetmja shpresë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, zbutjen e papunësisë dhe varfërisë, ka mbetur hyrja në kredi te mekanizmat financiarë ndërkombëtarë. Edhe i pari i ekzekutivit, Isa Mustafa, pajtohet se buxheti i tashëm nuk garanton zhvillim ekonomik dhe se për këtë edhe do të jenë të detyruar që të futen në borxhe të reja./kosova sot/