HW

Kundërshtohet votimi në pako i FAK-ut me Specialen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Partitë opozitare kanë kundërshtuar idenë që bashkë me amendamentet për Gjykatën Speciale të votohen edhe ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse ky opsion zyrtarisht thuhet të mos jetë në tavolinën e Qeverisë, përfaqësues të opozitës kanë ngritur shqetësime se Qeveria mund ta fusë në pazar edhe ushtrinë. Ata janë kategorikë kundër që Specialja dhe Ushtria të lidhen me një votim. Mungesa e një marrëveshje me Listën Serbe bëri që Kuvendi i Kosovës ta heqë nga rendi i ditës votimin e amendamenteve kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).

Komisioni për Legjislacion i ka shqyrtuar dhe proceduar amendamentet për Forcat e Armatosura qysh më 10 korrik. Kryetarja e këtij Komisionit, Albulena Haxhiu, ka thënë për “Kohën Ditore” se shumica PDK-LDK janë përgjegjësit kryesorë për mosthemelimin e Ushtrisë së Kosovës.

HW

“Për faktin se përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve politike kanë kundërshtuar që amendamentet për FAK-un të procedohen në seancën e së enjtes”, ka thënë ajo. Duke komentuar mundësinë që Qeveria t’i procedojë amendamentet për gjykatë, bashkë me amendamentet për FAK-un, Haxhiu ka përmendur të paktën dy arsye pse PDK-ja dhe LDK-ja nuk po pajtohen që këto amendamente të futen në rend dite.

http://koha.net/?id=27&l=67831

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.