Fundamenti

Tahiri: Serbia po ndëshkohet për moszbatimin e marrëveshjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Bashkimi Evropian ka filluar bisedimet me Beogradin zyrtar rreth zbatimit të marrëveshjes për policat e sigurimeve të arritur në dialogun e Brukselit, shkruan sot Koha Ditore.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se duhet të bëhen disa përmirësime nga pala serbe në marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Ajo ka thënë se zyrtarë të BE-së kanë filluar bisedimet me palën serbe në Beograd pasditen e së premtes dhe se fillimi i zbatimit të Marrëveshjes është çështje ditësh.

“Nuk ka një datë për këtë çështje, pasi që në këto momente BE-ja është në bisedime me palën serbe. Besoj që zgjidhja e kësaj çështjeje do të bëhet brenda disa ditësh”, ka thënë Tahiri.

Fundamenti

Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se presioni i Brukselit do të ndikojë te Serbia që të nisë zbatimin e Marrëveshjes.

“Kemi mospërmbushje të marrëveshjes nga ana e Serbisë. Do të thotë, Serbia nuk u është përmbajtur afateve sipas të cilave nga sot do të fillonte përmbushja e marrëveshjes. Pra, nuk kemi të bëjmë me anulim apo suspendim të marrëveshjes, por bëhet fjalë për pagatishmërinë e Serbisë. Ajo duhet të punojë tutje që t’i përmbushë edhe disa obligime që i ka marrë me marrëveshje”, ka thënë Mustafa.

http://koha.net/?id=27&l=67828

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.