Mobi Casa

Kryeministri Mustafa po vazhdon të ndërhyjë në punët e Kuvend

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri Isa Mustafa po vazhdon të ndërhyjë në punën e Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.Mustafa ka përsëritur deklaratat e zëvendësit të tij, Hashim Thaçi, duke iu kërkuar deputetëve që të mos shkojnë në pushim pa e miratuar Gjykatën Speciale. E një gjë e tillë është kritikuar ashpër nga zyrtarë të opozitës, të cilët thonë se kjo është shkelje e demokracisë nga kryeministri Isa Mustafa.

Nuk do të ketë pushim parlamentar pa u miratuar Specialja.

Këtë deklaratë të vartësit të tij, Hashim Thaçi, e ka përsëritur kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se u ka kërkuar deputetëve që të mos shkojnë në pushim pa e miratuar Gjykatën Speciale.

E ky kushtëzim i të parit të Qeverisë nga partitë opozitare, po shihet si jo demokratik.

Mobi Casa

Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje ka deklaruar se po shkelet demokracia e punës së legjislativit.

Edhe shefja e Grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka pohuar se këto deklarata janë të papranueshme.

Ndërkohë, ende nuk dihet se cila është dita kur në Kuvend do të riprocedohen ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të Speciales.

http://koha.net/?id=27&l=67787

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.