Mobi Casa

Grabovci i përgjigjet opozitës: Në zgjedhje fitojmë ne, Thaçi gjithsesi President i vendit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Pas kërkesës së partive opozitare që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci, ka thënë se PDK do të dalë gjithmonë fituese në zgjedhje. Grabovci, po ashtu ka besim të palëkundur se Thaçi do të bëhet President.

Në një prononcim për Gazetën Express, Grabovci ka thekuar se opozita së pari duhet të merret me obligimet dhe qëllimet e veta dhe më pas të kërkoj zgjedhje të reja.

“Opozita para një viti ka bllokuar shumë procese të Kosovë të cilat sot e asaj dite kanë ndikim. Ata duhet të konsolidohen dhe të ofrojnë një opsion më të qartë për qytetarët. Ne e pranuam para një viti kërkesën e tyre që të shkojmë në zgjedhje nacionale dhe dolëm fitues… Përsëri do të dalim”, tha Grabovci

Sipas tij, Kosova nuk është e gatshme për zgjedhje të reja nacionale por edhe nëse shkohet partia e tij përsëri do të dal fituese për shkak të punës dhe projekteve që i kanë bërë tash e 9 vite.

ARKATANA

“Pa pikë dyshimi do të dalim fitues edhe më shumë besim nga qytetarët. Ata dinë të vlerësojnë, dhe ky vlerësim bëhet përmes votës”, shtoi ai

Ndërkohë në një sondazh të KDI kreu i PDK’së ka dalë të jetë edhe i preferuari i qytetarëve për President të Kosovës. “Pa asnjë fije dyshimi, në çfarëdo forme Thaçi do të jetë president i vendit. Çka mbjellë edhe korë thonë”, tha Grabovci

Sot përfaqësuesit e tri partive parlamentare opozitare, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë kërkuar që Kosova të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.