Rrahën si në filma, pengojnë policët dhe fyejnë ata gjatë arrestimit
Gjilan – Në rrugën “Marije Shllaku” në Gjilan policia e Kosovës në orët e vona të natës është njoftuar se afër diskotekës “Stop” ka ndodhur një rrahje në mes të personit S.S. (1975) dhe tre personave tjerë të njohur për policinë ku gjatë rrahjes kanë pësuar lëndime trupore, të gjithë të involvuarit.
Mirëpo gjatë arrestimit i dyshimti S.S. ka penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrës fillimisht duke i fyer me fjalë fyese pastaj duke rezistuar fizikisht që të mos e arrestojnë tha për rajonipress Ismet Hashani.
Edhe përkundër rezistencës që ka bërë i dyshimti duke i penguar policët në detyrë i njëjti është arrestuar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ishte vet prezent në stacionin policor, gjatë marrjes së deklaratës së të dyshuarit, dhe i njëjti ka urdhëruar që ndaj të dyshimtit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.
Edhe tre të dyshuar tjerë janë në kërkim të policisë. Rasti procedohet në Gjykatë tha Hashani./rajonipress/


