Mobi Casa

S’ka rezolutë për EULEX-in

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të mërkurën që të miratojë rezolutë për Misionin e EULEX-it në Kosovë, meqenëse ishin deputetët e dy partive në pushtet, PDK-së dhe LDK-së, të cilët e lëshuan sallën.

Mungesa e kuorumit ka bërë që të mos hedhet fare në votim mocioni i iniciuar nga deputetja e “Vetëvendosjes”, Albulena Haxhiu, dhe i mbështetur nga pesë deputetë tjerë rreth veprimtarisë së Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Fundamenti

Ishte opozita ajo që e akuzoi rëndë misionin e EULEX-it, saqë deputetët e thanë troç se krimi ekziston brenda këtij sistemi. Por, teksa në Kuvend debatohej për EULEX-in, ky Mision përmes një komunikate për medie i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve, duke i hedhur poshtë dyshimet e ngritura në lidhjeveprimtarinë e këtij Misioni./zeri/