Kanosjes ia sheh sherrin, policia i konfiskon armë e fishekë në shtëpi
Viti – Ankuesi Shqiptar shtetas i Kosovës me banim në fshatin Stubëll komuna e Vitisë, derisa ishte duke punuar në fshatin Stubëll është kanosur nga i dyshuari po ashtu Shqiptar Shtetas i Kosovës banor i Stubllës.
Duke u bazuar në deklaratën e ankuesit dhe një dëshmitari, i dyshuari ka nxjerr armën nga brezi dhe e ka drejtuar në drejtim të ankuesit.
Me urdhër të prokurorit është bërë një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar 3 karikator të armës AK 47 , 11 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një shtesë e tytës.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar, të iniciohet rast për “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Rasti në Gjykatë njoftoj Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan./rajonipress/


