Aksident në Koretin të Kamenicës, lëndohet një pasagjer
Kamenicë – Policia është njoftuar për një aksident trafiku në Koretin të Kamenicës që ka ndodhur mes dy veturave civile “Opell Astra” me targa 06 vozitës shqiptar i cili ka bërë kyçje të pa sigurt nga rruga dytësore në rrugën kryesore dhe godet veturën VW “Sharan” me targa 06 njoftoj policia e Gjilanit.
Lëndime trupore ka pësuar njëri nga pasagjerët si dhe janë shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në të dy veturat.
Në konsultim me prokurorin rasti i dedikohet Prokurorisë Themelore në procedurë të rregullt./rajonipress/
foto ilustrim


