Fundamenti

Hoti: Duhet të hyjmë në kredi për investimet kapitale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nënshkrimi i kontratave milionëshe nga ish-Qeveria Thaçi ia ka pamundësuar Qeverisë aktuale të iniciojë projekte të reja kapitale, shkruan sot Koha Ditore.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, thotë se hyrja në borxh ishte mundësia e vetme për t’i shtyrë përpara projektet që sjellin më shumë zhvillim dhe krijojnë vende të reja të punës. Me borxhe do të financohen projekte në infrastrukturën rrugore, atë hekurudhore, por edhe në bujqësi, shëndetësi e arsim.

“Jemi marrë vesh me FMN-në që të hyjmë në kredi ndërkombëtare derisa borxhi publik arrin deri në 30 për qind në mënyrë që mos të arrihet maksimumi i paraparë në ligj dhe të kemi një hapësirë për qeveritë e ardhshme që të kenë mundësi të hyjnë në borxhe publike. Kjo rregull e ndryshuar fiskale neve na lejon të financojmë projektet kapitale”, ka thënë Hoti.

Eco Higjiena

Në intervistën dhënë “Kohës Ditore”, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka folur edhe për shpenzimet joracionale të Qeverisë së kaluar, buxhetin joreal të vitit 2015, për efektet e pakos fiskale në zhvillim ekonomik, rritjen e produktiviteti dhe vetë rritjen ekonomike

http://koha.net/?id=27&l=67063

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.