ARKATANA

Pacolli: Ngjarje tragjike që do të jetë me mua tërë jetën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ​Behxhet Pacolli, ka vizituar familjet e pesë punëtorëve të kompanisë “Mabetex”, të cilët ditë më parë humbën jetën në një aksident në një kantier ndërtimi në Astana Kazakistanit.

Përmes një postimi në Facebook Pacolli ka pohuar që këto kanë qenë momentet më të vështira, të cila nuk do t’i harrojë kurrë. Ai ka bërë thirrje që të gjithë të lutemi për familjet e viktimave.

Lexojeni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

“Të dashur miq, të dashur kolegë dhe të nderuar përfaqësues të mediave.

ARKATANA

Këto ditë kanë qenë vërtetë shumë të vështira për mua, për familjen time dhe të kompanisë Mabetex. Por më së shumti për familjet e viktimave në Astana, të cilet edhe personalisht i vizitova. Kjo ngjarje tragjike sigurisht që do të jetë me mua tërë jetën.

Me këtë postim dua vetëm të ju falënderoj shumë për mbështetjen e juaj në këto ditë të vështira. Për ngushëllimet dhe emocionet e juaja. Që ishit me mua, me familjet dhe me kompaninë time në këtë tragjedi. Gjithashtu falënderoj Kryetarin e Kuvendit z. Veseli, Kryeministrin Mustafa dhe ministrin e Jashtëm z. Thaçi për ngushëllimet e tyre.

I lutem Zotit që kjo mos t’i ndodhë askujt më. Dhe të lutemi se bashku për familjet e viktimave” (sic.), ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.