ARKATANA

Policia apelon: Mos festoni me armë!

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Në kuadër të “urdhrit operativ për sezonin veror 2015”, Policia e Kosovës (PK) ka paraparë një objektivë të veçantë për parandalimin e përdorimit të armëve të zjarrit, duke përfshirë parandalimin e përdorimit të tyre në ceremoni festive, ahengje e dasma.

Policia e Kosovës njofton se ka marrë masa shtesë me shtimin e prezencës policore dhe reagimin e menjëhershëm në të gjitha rastet ku ka informacione për përdorim të armëve të zjarrit.

Uji Dea

“Përdorimi i armëve të zjarrit është veprimtari e kundërligjshme dhe e rrezikshme për qytetarët, andaj APELOJMË tek të gjithë qytetarët që të mos përdorin armët në asnjë rrethanë, e as në ceremoni festive, në të kundërtën do të përballen me pasoja ligjore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e ndërsjellët, në parandalimin e kësaj dukurie negative për shoqërinë. /Teelgrafi/