Mobi Casa

Kërkuan “shpëtimin”, përfunduan në ISIS

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Të pashkolluar, të varfër, krejtësisht të injoruar nga shteti, qindra kosovarë të nacionalitetit shqiptar kanë rënë pre e ndikimeve të imamëve radikalë, duke i parë s’i të vetmin shpëtim, përmes thirrjeve të të cilëve në fund kanë përfunduar në Siri dhe Irak.

Si pasojë, në bazë të një raporti të Kombeve të Bashkuara, sot Kosova renditet në vendin e katërt në botë për sa i përket luftëtarëve që janë rreshtuar me grupin ekstremist të quajtur IS apo “Shteti Islamik”, në raport me popullsinë, me rreth 232 luftëtarë.

Uji Dea

Por, sipas të dhënave që ka “Zëri”, ky numër është edhe më i lartë, i cili shkon nga 260 deri në 300 pjesëtarë.

Derisa në fillim kanë shkuar vetëm persona të gjinisë mashkullore, viteve të fundit gjendja është bërë edhe më alarmuese, ku pjesëtarëve të IS-it, i janë bashkuar edhe familje të tëra, burra, gra e fëmijë./zeri/