ARKATANA

Rinia e PDK-së organizoi aktivitet për bashkatdhetarët në Gjilan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rinia Demokratike e PDK-së, dega në Gjilan, së bashku me Rininë Demokratike të nivelit qendror dhe deputetin Zenun Pajazitin organizuan një aktivitet simbolik për bashkatdhetarët, duke ju uruar mirëseardhje me disa fletushka informative për vendet turistike në Kosovë ku mund t’i zhvillojnë pushimit e tyre.

Të rinjtë e PDK-së, të pranishëm në këtë aktivitet, theksuan se duan kështu të falënderojnë bashkatdhetarët tanë që me dekada jo vetëm se ndihmuan familjet e tyre por edhe kanë kontribuar fuqishëm në çlirimin e atdheut, sot janë duke kontribuar me zhvillim dhe ngritjen e mirëqenies.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së, Zenun Pajaziti, përshëndeti këtë aktivitet të rinisë së PDK-së duke thënë se Anamorava me dekada ka mbijetuar falë njerëzve të sajë qe punojnë jashtë vendit.

Mobi Casa

“Jemi mirënjohës përjetë ndaj bashkatdhetarëve tanë për faktin që ata po mbeten të njëjtit, pranë nesh, në të gjitha etapat e historisë, edhe tash kur ka nevojë kjo anë për t’u zhvilluar më shumë. I ftojmë edhe drejtuesit e këtyre komunave si dhe institucionet qendrore që të jenë vazhdimisht në shërbim të bashkatdhetarëve”, theksoi deputeti Pajaziti.

Bashkatdhetarët mirëpriten këtë aktivitet dhe thanë që e vlerësojnë lartë këtë respekt dhe mikpritje nga cilido institucion dhe kushdo që e ofron për ta. Ky aktivitet u zhvillua në vazhdën e angazhimeve të Rinisë së PDK-së në qytete të ndryshme, kushtuar bashkatdhetarëve thuhet në njoftimin e Rinisë Demokratike të PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.