Elvana Gjata e veçantë në atë që bën
Elvana Gjata është padyshim një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare dhe kështu, çdo projekt që ajo e sjell rezulton i suksesshëm.
Jo vetëm se ka një numër të madh fansash pas vetes, por këngët e saja janë çdo herë me shije e edhe videoklipet po ashtu.
Ajo është e veçantë në stilin e saj dhe në mënyrën se si punon. Nuk na rastis ta shohim shpesh në intervista, pasi Elvana e pranishme është vetëm atëherë kur ka diçka për të thënë.
Këngët e saj e marrin epitetin e hitit menjëherë pas publikimit, e edhe shpërndarjet e tyre janë masive.
Kështu ndodhi edhe më projektin e saj të fundit “Love me”, të cilin këngëtarja e solli në bashkëpunim me Brunon. E edhe kjo këngë adhuruesve të muzikës së saj u la shije të mirë.
Me një tekst dashurie, “Love me” është një këngë ritmike, e cila deshe apo jo të bën të vallëzosh.
Ai është i thjeshtë e me pak skena dhe në të Elvana shfaqet shumë simpatike, me një dukje po ashtu të thjeshtë e pak në rolin e një ciganeje.
Këngëtarja e shoqëruar nga Bruno në kitarë, i përshkon rrugët e Prizrenit duke kërcyer e kënduar.
Por, e veçanta e këtij klipi është se është xhiruar me telefon të mençur dhe jo me kamerë, siç veprohet rëndom. E kësaj arsyeje, Gjata i ka dhënë përgjigje, atëherë kur u publikua klipi “Love me”.
“Me telefon ndajmë gëzime, suksese, qeshim, qajmë, ndonjëherë dhe shajmë, por më së shumti ndajmë dashuri… me pak fjalë të gjithë jetën tonë!”.Ndaj, vendosa që këtë video muzikore ta bëj pikërisht me telefon. Shijojeni”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Padyshim që kënga do të dëgjohet shumë gjatë kësaj vere, kjo duket edhe nga kritikat pozitive që i ka marrë ajo, dhe nga klikimet në “Youtube”.
Përveç kësaj, Gjata, edhe gjatë kësaj vere është shumë e angazhuar me mbrëmje muzikore. Kërkesat për të janë çdo herë e më të mëdha. /KTV/Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9-mzSplNKjo


