Delegacioni i avokatëve nga Minesota e SHBA-së për vizitë në Gjilan e Kosovë
Gjilan – Një delegacion i nivelit të lartë i Odës së Avokatëve nga Minesota e SHBA-së ka qëndruar për disa ditë në Gjilan e Kosovë ku janë shoqëruar nga Shemsedin Pira kryetar i Odës së Avokatëve të Anamoravës. Delegacioni amerikan ka marrë pjesë në procese gjyqësore të rëndësishme dhe është njohur me sfidat e shumta që ka sistemi gjyqësor e prokurorial në Kosovë.
Një delegacion i Odës së Avokatëve nga Minesota e SHBA-ve ka qëndruar në Kosovë ku janë shoqëruar nga Shemsedin Pira kryetar i Odës së Avokatëve të Anamoravës.
Micahell Trittipo kryetar i Odës së Avokatëve dhe Shemsedin Pira kanë folur edhe për sfidat e shumta që po e përcjellin sistemin gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë, raporton rajonipress.
Pira tha për rajonipress se qëllimi kësaj vizite ishte që kolegët nga SHBA të njihen drejtpërdrejt me procesin në gjykatat tona në veçanti nga lëmia e drejtës penale meqë këto vepra janë shumë specifike.
Delegacioni amerikan që shoqërohej edhe nga Rebeca Fisher, Contery Ernston dhe ndërmjetësja Elizabet Givens ka qëndruar edhe në Gjilan ku e kanë përcjellur procesin gjyqësor për vrasje të rëndë të Fehmi Maliqit.
Pira tha se delegacionin amerikan e ka njoftuar edhe për sfidat e shumta që përballet sistemi gjyqësor dhe prokurorial në veçanti për dukurit ekstreme siç janë krimi i organizuar, korrupsioni, trafikimi, prostitucioni etj. “Edhe në Prishtinë delegacioni ka pasur kontakte të niveleve të larta dhe jam i bindur se ata janë ndarë të kënaqur me vizitën ndërsa në të ardhmen do të kemi edhe vizita të ndërsjella” tha Pira./rajonipress/


