Specialistët alarmojnë – Kujdes gjatë kësaj jave?
Gjilan – Xhevat Demiri shef i reparti të Infektologjisë tha për rajoniprese se si pasojë e temperaturave tropikale ditëve të fundit është rritur fluksi i pacientëve. Sipas tij të moshuarit dhe fëmijët nuk është mirë t`i ekspozohen temperaturave të larta thotë ai.
Temperaturat tropikale që po mbretërojnë në Kosovë e kanë shtuar fluksin e pacientëve të cilët çdo ditë kërkojnë ndihmën mjekësore.
Xhevat Demiri shef i repartit të infektologjisë tha për rajonipress se dominojnë sëmundjet virale si enterokolitet dhe gjendjet afebrile.
Demiri tha se më shumë ka të sëmurë me sëmundje kronike, psh me diabet, me sëmundje të mushkërive, fëmijët e tjerë.
Demiri rekomandon dhe kërkon nga pacientët e tillë që të kenë kujdes nga temperaturat e larta dhe mos të ekspozohen këtyre temperaturave ndërsa praktikohet që të përdorin më shumë ujë./rajonipress/


