Eko Higjiena

Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Fitër Bajramin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan, ku u pritën nga kryetari i BI-së, Sylejman Osmani.

Me këtë rast, kryetari Haziri i ka uruar edhe njëherë qytetarët e Gjilanit për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se sot të gjithë njerëzit, pa kurrfarë dallimi, para Zotit u barazuan.

“Më lejoni që edhe njëherë t’ju uroj përmes kryetarit të Bashkësisë Islame, imamëve të xhamive dhe gjithë besimtarëve, festën e Fitër Bajramit. Sot të gjithë njerëzit pa kurrfarë dallimi para Zotit u barazuan, ashtu çfarë na thërret gjithmonë misioni i Tij. Uroj që Zoti t’i shpërblej dhe t’i ndihmojë të gjithëve që ta përballojmë këtë gjendje, këtë jetë dhe këtë borxh në mënyrën më të mirë dhe faqebardhë. Zoti ju ruajt të gjithëve!”, tha me këtë rast kryetari Haziri.

Fundamenti

Pasi ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani, tha se festa e Fitër Bajramit i bashkon të gjithë myslimanët kudo që janë.

Duke ua uruar të gjithë qytetarëve Fitër Bajramin, ai tha se kjo festë vjen pas një sakrifice të madhe që e kanë bërë besimtarët myslimanë vetëm për Zotin e madhërishëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.