Konjufca: Rama bisedoi me Mustafën për Specialen, për këtë arsye nuk u takua me VV
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, i ftuar në emisionin Info Magazine, e ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama si të befasishme dhe ka thënë se vizita e tij ka të bëjë me Gjykatën Speciale.
“Befasia e vizitës së Ramës, ka të bëjë me faktin se ishte e pa paralajmëruar. Edi Rama i takoi subjektet tjera politike, vetëm Lëvizjen Vetëvendosje jo”.
“Rama e Mustafa kanë mundur të bisedojnë për Gjykatën Speciale, për këtë arsye nuk e takuan Lëvizjen Vetëvendosje”.

