UBT

HRW: Mjedis i pasigurt i medies në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të zhvilluar një gazetari kritike dhe të pavarur, pjesë thelbësore kjo e një shoqërie demokratike, tha Human Rights Watch në një raport të publikuar sot.

Autoritetet në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurt për veprimtarinë e medieve dhe t’i japin fund mosdënimit të krimeve kundër gazetarëve, theksohet në raport.

Raporti prej 69-faqesh “Një Profesion i Vështirë: Liria e Medias Nën Sulm”, dokumenton sulme fizike dhe kërcënime, duke përfshirë edhe kërcënime për vdekje, ndëshkime në formën e paditjeve në gjykatë dhe fushata përgojuese kundër gazetarëve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi, transmeton Rel.

FIDANISHTJA

Raporti bazohet në intervista me 86 gazetarë, të cilët raportojnë mbi çështje delikate si krimet e luftës dhe korrupsioni, nga të katër vendet e Ballkanit Perëndimor. Human Rights Watch dokumentoi edhe disa raste sulmesh nëpërmjet Internetit kundër medieve online që kanë mbajtur pozicione kritike ndaj qeverive.

Asnjë nga vendet nuk janë duke i hetuar apo kaluar në proces penal sulmet kundër gazetarëve në fjalë, theksohet, pos tjerash, në raportin e publikuar sot të organizatës, Human Rights Watch.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.