Eko Higjiena

Mustafa, komisionerit evropian: Kosova ka shumë nevojë për liberalizim të vizave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim komisionerin e Bashkimit Evropian (BE) për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics.
Sipas një njoftimi të Kryeministrisë, gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua për progresin e Kosovës në të gjitha fushat, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur avancimin dhe reformat në arsim, kulturë dhe mbështetjen e rinisë e sportit në Kosovë.

“Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në shëndetësi e aspekte të tjera në kuadër të zhvillimit të vendit”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se kryeministri Mustafa theksoi se reformat në drejtim të ngritjes së cilësisë në arsim dhe kulturë, si dhe përkrahja e fuqishme për rininë e sportin, janë prioritete të programit qeveritar, duke e njoftuar komisionerin e BE-së me hapat konkret të Qeverisë në këtë drejtim.

FIDANISHTJA

“Lidhur me proceset integruese evropiane, kryeministri Isa Mustafa shprehu nevojën që Kosova sa më shpejt të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe që BE-ja të marr vendim për liberalizmin e vizave, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të qarkullojnë të lirë në vendet evropiane ashtu si qytetarët e të gjitha vendeve tjera në rajon”, vlerësohet në njoftim.

Veç këtyre, shtohet se Komisioneri i BE-së për Edukim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Bashkimit Evropian për Kosovën.

“Duke çmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur proceset që lidhen me edukimin, kulturën, rininë dhe sportin, komisioneri Navracsics, po ashtu shprehu përkrahjen e BE-së në këto aspekte të rëndësishme të zhvillimeve në Kosovë”, përfundohet në njoftimin e Kryeministrisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.