United Hospital

Ku na mbet Ura e Ballistit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ku lind Dielli e kah shkrepë rrezja – Nuk lind ma Muharrem Fejza ! Nderoi malet dhe Hogoshtin – Ndër shqiptarë s’ mund t’ ia gjesh shoqin !

Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza –
Titanik ndër rezistenca !
Do t’ kujtohet ndër shumë breza ,
S’ do t’i shuhet kurrë gjeneza !
Muharrem Fejza n’ Kamenicë –
Mbi lum urën e pat nisë ,
Që krejt fshatrat e malësisë ,
T’i bashkohen Dardanisë !

Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza …etj.
Ngritën urë mjeshtrit dardan –
S’ pat nevojë t’ presin kurban !
S’ pat nevojë për sheh , dervish –
Ngritën urën hiq pa mish !…

Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza …etj.
Muharrem Fejza shqipe malësore –
Ngriti ura ndërvëllazërore !…
Në Gollak e anë Morave –
Trasoi rrugë për Shqipëri t’ Madhe !…

Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza …etj.
Ngriti urën e mjedisit –
Që i thanë :” Ura e Ballistit” !
Loza e sllavokomunistit –
Rrënoi “Urën e Ballistit” !

Uji Dea

Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza …etj.
Çojnë selam burrat e fisit –
Ku na mbet “Ura e Ballistit “?!
Për atë urë t’ gjithë jemi nisë –
Për në fshatra të Malësisë !…

Refreni :
Trim i rrallë Muharrem Fejza …etj.

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Gjilan , më 12.07.2015.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.