Qytetarët e Gjilanit mund t’i japin propozimet e tyre për emërtimin e rrugëve
Gjilan – Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se secili mund t’i jap propozimet e tyre deri më datën 31 gusht 2015 për ta përmbyllur këtë proces të rëndësishëm në mënyrën më të mirë.
Komisioni për Plotësimin e Emërtimit të Rrugëve dhe Numrimit të Adresave për territorin e komunës së Gjilanit po vazhdon të mbaj takime intensive.
Komisioni po punon në organizimin, hulumtimin, grumbullimin e informative dhe propozimeve, përmes organizimit të takimeve me qytetarë në zonën urbane dhe Sub Qendra dhe pas përpunimit të tyre të dalë me propozimet për plotësimin e emërtimit të rrugëve, shesheve, bulevardeve e lagjeve në qytet dhe në tërë territorin e Komunës.
Komuna e Gjilanit njofton qytetarët se secili mund t’i jap propozimet e tyre deri më datën 31 gusht 2015 për ta përmbyllur këtë proces të rëndësishëm në mënyrën më të mirë./rajonipress/


