Oda e Avokatëve paralajmëron mospërfaqësim në KPK
Kushti për mosushtrim të profesionit të avokatit për pesë vjet është bërë shkak që Oda e Avokatëve e Kosovës, prej janarit të mos planifikojë dërgimin e një anëtari për përfaqësim në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK).
Me Ligjin për KPK-në, i cili është riformuar së fundi janë ndryshuar përbërja dhe pozicioni i anëtarëve të KPK-së. Nga nëntë anëtarë aq sa janë tani, Këshilli prej janarit të vitit të ardhshëm do t`i ketë 13 anëtarë. Pozicioni, sipas ligjit, ka ndryshuar në shumë dimensione për secilin anëtar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Konkretisht, anëtarit që vjen nga OAK-u, ligji ia ndalon që të ushtrojë edhe profesionin e avokatit për pesë vjet, aq sa zgjat mandati në këshill. Përveç kësaj, shtesa që llogaritet se i takon, i mbetet barrë vetë OAK-ut për ta paguar.
Këto ndryshime nuk po i konvenojnë kësaj ode, e cila i ka cilësuar si të jashtëligjshme dhe ndërhyrje në punën e saj.
http://koha.net/?id=27&l=66291


