ARKATANA

Limaj: Qeveria është nën presion për krijimin e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj , ka thënë se Qeveria aktuale e ka vendosur në një pozitë shumë të vështirë pas takimit të fundit të bisedimeve në Bruksel. Ai ka bërë me dije se delegacioni i Kosovës është nën presion të themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Qeveria e Kosovës e ka vendos vendin në një pozitë shumë të vështirë pas bisedimeve në Bruksel. Tashmë është e qartë se më 29 qershor, qeveria nuk është ndarë nga bisedimet ashtu siç i ka paraqitur para opinionit publik në vend, dhe se komunitet ndërkombëtar ka shtuar presionin për përmbushje të marrëveshjes se prillit për asociacionin e komunave serbe.

Mobi Casa

Kancelarja Merkel, lavdëroj Vuqiqin për kompromisin e bërë nga bisedimet e fundit dhe si duket ishte e pakënaqur me palën kosovare. Se kjo temë ka qenë kryesore në takim tregon edhe rëndësia që ju dha në konferencën për shtyp, por si duket jo vetëm kancelarja Merkel është e pakënaqur nga rrjedhja e bisedimeve në Bruksel, por edhe miqtë tjerë ndërkombëtar kanë shfaqur hapur pakënaqësi ndaj delegacionit kosovar, prandaj ata janë në presion të themelimit të këtij asociacioni, e në fakt kjo është tema qendrore me të cilën qeveria e Kosovës do ballafaqohet në ditët që vijnë, dhe jo vendimi i Parlamentit të Kosovës për ndryshimet kushtetuese.F. L”, shkruan Limaj në Facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.