Shqiptari i Kosovës i kërkuar nga Interpoli, arrestohet tek shkonte në Shëngjin
Një shqiptar nga Kosova i kërkuar nga autoritetet gjermane të drejtësisë dhe i dënuar me dhjetë vite burg për akuzën e vjedhjes me dhunë, u arrestua sot në pikën e kalimit kufitar në Morinë.
Basri Gashi, 38 vjeç, banues në Kosovë, udhëtonte me automjetin e tij nga Kosova në drejtim të Shëngjinit, për pushimet e verës,
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit shqiptar, nga verifikimi i kryer në sistemin e kërkimit të Interpolit, Gashi ka rezultuar i kërkuar në nivel ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden në Gjermani.
Pritet që Gashi, t’i nënshtrohet procedurave të ekstradimit në drejtim të Gjermanisë. /Shqiptarja/


